Ky është Samueli, njeriu që ka shkrepur foto çdo ditë për dhjetë vite në orën 12:34

0

Kur Samuel Ryde u bë me telefonin e parë inteligjent në vitin 2012, ai filloi një projekt për të fotografuar çdo gjë që dëshironte çdo ditë në orën 12:34.

Fillimisht ai planifikoi të përfundonte projektin për një vit, por më pas vendosi të vazhdonte të bënte fotografi.

Më shumë se 10 vjet më vonë, artisti dhe parukeri 40-vjeçar nga Tower Hamlets, në lindje të Londrës, thotë se ka dokumentuar natyrën “eksituese dhe të zakonshme” të jetës së përditshme në Londër.

Pavarësisht se herë pas here “jeta i pengon”, Ryde thotë se rrallëherë i mungon momenti dhe dëshiron të vazhdojë projektin për pjesën tjetër të jetës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu