Vazhdojnë punimet për “Lotin e trete”/ Autoritetet kërkojnë mirkuptimin e drejtuesve të mjeteve

0

Të gjithë automjetet që do të duhet të përdornin unazën e madhe të dielën, në segmentin që nis nga mbikalimi pranë pallatit me Shigjeta në vazhdimësi të Rrugës ‘Teodor Keko’, deri tek nënkalimi O-Zonë në Astir, u desh të devijojnë djathtas, duke përdorur një karrexhatë të re të rrugës.Në nënkalimin O-zone duke ndjekur tabelat orientuese do të futen në lotin 2 për të vazhduar drejt ish rreth-rrotullimit të sheshit Shqiponja për të vijuar më pas në drejtim të Durrësit apo të Laprakës.Autoriteti rrugor shqiptar sqaron për udhëtaret se ky devijim bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit të tretë të unazës së madhe, përfundimi i së cilës me gjasë do të eliminojë edhe trafikun e rënduar që krijohet në këtë aks. Ndërsa për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin Migjeni apo Kombinatit nuk do të ketë devijim të qarkullimit. Punimet janw ende duke punuar ne kete segment duke krijuar keshtu edhe trafik ne qarkullim. Inxhinieri I punimeve shprehet se nga fundi I marsit ato do te kene mbaruar dhe rruga do te jete zhbllokuar duke u kerkuarkeshtu ndjese te gjithe drejtueseve te mjeteve per trafikun e shkaktuar.

Gjithashtu edhe Autoriteti rrugor kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjetëve për këtë devijim deri në përfundim të punimeve të lotit të tretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu