Ky është shoferi që ndërroi jetë bashkë me 10 viktimat në aksidentin tragjik të autobuzit (FOTO)

0

Në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik i ditës së sotme në Kroaci është edhe njëri nga shoferët e autobusit, Naser Sylmetaj. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale.

“O rahmet të pastë shpirti daja Naser Sylmetaj. Po shumë kom pas dëshirë hala me nejt me ty bree”, shkruan Besnik Shuti, nipi i viktimës.

Kujtojmë se në autobusin e aksidentuar me targa të Kosovës, ndodheshin 67 pasagjerë. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 10 prej tyre dhe 45 të tjerë janë plagosur.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, ka njoftuar se në autobusë ka pasur edhe fëmijë, ku e lënduar ka mbetur një vajzë.

“Sipas të dhënave aktuale, e që mund të ndryshojnë, në aksident ishin 69 persona, 67 pasagjerë e dy shoferë, ndërsa fatkeqësisht kanë vdekur dhjetë persona. 44 janë lënduar. Kemi të lënduar rëndë, 15 prej tyre, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur”, ka thënë Berosh, raporton Index.hr.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu