Plagosja e dy personave në Tiranë, policia sekuestron mjetin e autorit të dyshuar

0

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasit Blerim Toci, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë dhe Gjykatës Apelit Durrës, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, ku i kanë ngelur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë kapja e shtetasit L. C., 24 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec, si i dyshuar për veprën penale ’’Dhënia ndihmë për  kalim të paligjshëm të kufijve”. Iu dorëzua Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme hetimore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Zh., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbetën  të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. I(Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu