Ky është vendi ku jetojnë më së shumti lloje të fluturave në botë

0

Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind e të gjitha specieve të njohura të fluturave, sipas një studimi të botuar nga Muzeu i Historisë Kombëtare në Londër.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka përfshirë 3.642 specie dhe 2.085 nënlloje në katalog, duke i regjistruar në një dokument të quajtur “Lista e Kontrollit të Fluturave Kolumbiane”.

Vetëm në Kolumbi, ka më shumë se 200 lloje fluturash, tha Blanka Huertas, kuratore e vjetër e koleksionit të fluturave në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, i cili ishte pjesë e ekipit kërkimor.

Studiuesit e projektit kanë udhëtuar në Kolumbi, analizuar më shumë se 35 mijëfotografi dhe studiuar informacionin e mbledhur që nga fundi i shekullit 18.

Mbrojtja e fluturave në Kolumbi do të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e pyjeve të saj si dhe specieve të tjera, më pak simpatike, tha Huertas.

Sipas Departamentit të Planifikimit Kombëtar, midis 2000 dhe 2019, Kolumbia humbi pothuajse 2.8 milionë hektarë pyll, e cila është e barabartë me zonën e Belgjikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu