La foshnjën e saj në makinë për të bërë pazar, shqiptarja dënohet me 6 muaj burg, del e përlotur nga Gjykata

0

SELANIK- Gruaja 22-vjeçare, e cila u arrestua dhe u akuzua se la fëmijën e saj katër muajsh në një makinë, në parkingun e një dyqani, për të bërë pazar me një shoqe, u dënua me gjashtë muaj burg. Sipas informacioneve, nëna shqiptare e foshnjës dhe shoqja e saj 27-vjeçare, e cila ishte drejtuesja e mjetit, e kishin lënë të miturën në makinë me dritaren gjysmë të hapur poshtë, për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaia. Një kalimtar ka vënë re praninë e foshnjës në makinën e parkuar në parkingun e qendrës tregtare dhe ka njoftuar Policinë, ndërsa dy femrat me origjinë nga Shqipëria janë arrestuar.

Siç ka dëshmuar personi që njoftoi Policinë, foshnja ishte mbyllur në makinë dhe flinte në ndenjësen e fëmijës, ndaj ajo mendoi se kishte ndërruar jetë dhe u thirr një ambulancë. Në momentin që nëna e tij shkoi në makinë, foshnja ishte zgjuar dhe po qante pa pushim.

Pasi u dënua, 22-vjeçarja e përlotur tha se që në momentin e parë ka kërkuar falje për gabimin që kam bërë me fëmijën tim dhe ka pohuar se nuk kishte ku ta linte.

“Nuk kisha ku ta lija dhe e mora me vete sepse im shoq ishte në punë. Nuk e mora me vete sepse ajo po flinte. E zuri gjumi teksa unë po e ushqeja,”- tha në gjykatë 22-vjeçarja, e cila pohon se e la fëmijën vetëm për gjysmë ore.

22-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe ka deklaruar se i vjen thellësisht keq për atë që ka ndodhur, ndërsa po largohej nga gjykata sytë i kishte të përlotur. Drejtuesja e makinës 27-vjeçare, është lënë e lirë me urdhër verbal të prokurorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu