Dhunoi dhe kërcënoi me jetë prindërit, shpallet në kërkim 34-vjeçari në Elbasan

0

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë në Elbasan ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Një 34-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata për jetën, pas çka ka larguar veten nga banesa e tyre në fshatin Shushicë. Pas njoftimit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak në banesën e familjes.

Shtetasi i kërkuar, Danjel Gaxhja, ka arritur të largohet në një terren të vështirë malor pasi ka konstatuar mbërritjen e Policisë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e tij.

Në kontrollin e banesës janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.

Materialet e ngjarjes do të kalojnë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu