Rreth 8 vite më parë, Kastriot Plaka me familjen e tij vendosën ti jepnin fund emigracionin e të riktheheshin në vendin e lindjes dhe ti investonin kursimet e tyre në ndërtimin e serave.Fillimisht ishin skeptik për vendimin e marrë,por sot thotë se ia ka vlejtur.Vit pas viti fermeri nga Klosi i Cërrikut i shtoi sipërfaqet e mbjella me sera ,por nuk i harron sfidat e para kur u kthye në cërrik.
Puna në sera është e vështirë,po kjo nuk e pengon Kastriot Plakën ti dedikohet të paktën 8 orë në ditë investimit familjar.Një mësazh e ka edhe për bashkëfshatarët e tij në emigrim.
Sapo ka nxjerrë në treg prodhimin e kungullit dhe duket se sezoni është i mbarë.Por një apel e ka edhe për autoritetet vendore e qendrore.
Kastriot Plaka nga fshati Klos i Bashkisë së Cërrik aktualisht ka 7 dylym me sera të mbjellur kungull dhe domate./Infoweb Media