Laçi i Josës nuk mundet, por barazimi në Korçë i rri ngushtë/ Tensione në tribuna

0

Skënderbeu-Laçi ishte ndeshja që ngriti siparin për këtë vit në Superiore. Takimi i javës së 16-të nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0. Një takim që pati raste nga të dyja skuadrat, madje duhet thënë se korçarët shënuan në minutat e para të takimit me Mensah, por sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 57′ pati një incident me tifozët korçarë. Ndonjë fjalë e tepërt e Mazrekajt solli reagime nga tifozët e Skënderbeut dhe këta të fundit u munduan të hynin në fushë, por kapiteni Vangjel Zguro shkoi të qetësonte situatën se bashku me forcat e sigurisë.

Një barazim që nuk i bën punë skuadrës korçare që vazhdon të notojë në ujëra të turbullta sepse gjendet në vendin e 8 me 15 pikë dhe rrezikon rënien nga kategoria. Laçi nga ana tjetër është ndër favoritët për të fituar kampionatin dhe gjendet në vendin e tretë me 27 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu