Lajçak: “Jam kundër ndryshimit të kufijve, është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”

0

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Lajçak në reagimin e tij ka theksuar se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra.

Ndër të tjera ai thekson se është kundër një vendimi të tillë, ku bën me dije se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.

S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu