LAJM I FUNDIT/ 30-vjeçari gjendet i pajetë, nisin hetimet

0

Një trup i pajetë i një mashkulli rreth 30-vjeç është gjetur sot në fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se “Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës”.

Me tej, Borovci shtoi se, “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.​”, tha Borovci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu