LAJM I FUNDIT/ 45-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugë

0

Një 45 vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Gramoz Pashko” në kryeqytet.

Mësohet se personi në fjalë nuk është identifikuar ende, ndërkohë dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu