Po luante në shtëpinë e gjyshit, 4-vjeçari bie nga kati i tretë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec mbrëmjen e sotme, ku një fëmijë 4-vjeçar duke luajtur në banesën e gjyshit në fshatin Gështenjas, është rrëzuar nga kati i tretë duke pësuar dëmtime të shumta.

4-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Tiranës për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu