LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, po lëviznin me motor, humbin jetën dy turistë

0

SHKODËR– Dy turistë kanë gjetur vdekjen në vendin tonë. Ditën e sotme, turistët (ende të paidentifikuar) raportohet se u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në fshatin Kryebushat. Ata ishin duke udhëtuar me motor e për pasojë janë përplasur për vdekje nga një mjet. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.

Ende nuk ka më shumë detaje dhe as njoftim policie për ngjarjen e rëndë…*


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu