LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Tiranë, mjeti përplas këmbësorin

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka përplasur një kalimtare.

Mësohet se një kamion ka përplasur një kalimtare rreth 60-vjeç, ende e paidentifikuar, e cila ka mbetur për disa minuta e bllokuar poshtë rrotave të mjetit.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa e gjithë zona e cila është kthyer në kantier ndërtimi ka një rrezikshmëri të madhe për kalimtarët.

Njoftimi i Policisë: 

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu