Lajm i fundit/ Arrestohet Nuredin Dumani, autori i atentatit ndaj Talo Çelës

0

I shumkërkuari, Nuredin Dumani është kapur në Fier, në sajë të një operacioni të zhvilluara nga Renea. InfowebTv mëson se Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan ku u krye atentat ndaj shtetasit të shpallur në kërkim, Talo Çela.

Policia ka marrë informacioni për këtë ngjarje dhe nga informacionet operative ka mësuar se Dumani pas ngjarjes është larguar për në qytetin e Fierit dhe pas ndërmarrjes së këtij operacioni ka bërë të mundur arrestimin e tij në nje bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”.

Sipas informacioneve të siguruara, Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu