Aleksandër Deda, 43 vjeç, i ka shpëtuar mbrëmjen e sotme një atentati me armë zjarri. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës Brenda të cilës ndodhej Deda. Për fat të mirë ky i fundit ka shpëtuar pa marrë asnjë lëndim.
Ky është atentati i dytë që organizohet ndaj 43-vjeçarit. Në dhjetor të vitit 2020 ai u plagos me armë.