LAJM I FUNDIT/ Bie nga pallati, ndërron jetë 35-vjeçarja

0

Një e re, rreth 35-vjeçe ka rënë nga lartësia e një pallati në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

“Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu