Kendall Jenner në telashe, kompania e njohur i kërkon 1.8 milionë dollarë për këtë arsye

0
71st Cannes Film Festival - Red Carpet Arrivals - Cannes, France, May 12, 2018 - Kendall Jenner. REUTERS/Regis Duvignau

Modelja amerikane, Kendall Jenner, po paditet nga marka italiane e modës “Liu Jo” me pretendimin se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi që kërkonte që ajo të paraqitej për dy fotosesione, sipas një ankese ligjore të paraqitur nga kompania.

Ankesa, e depozituar të hënën në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Manhattan, thotë se Jenner mori pjesë vetëm në një nga dy fotosesionet e planifikuara, por nuk u paraqit kurrë për të dytën, e cila fillimisht do të zhvillohej në mars të 2020-ës, por u shty, për shkak të pandemisë.

Liu Jo po kërkon të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim, sipas raportit. Kompania thotë se i ka paguar 1.35 milionë dollarë modeles për shërbimet e mbuluara nga kontrata e vitit 2019 dhe se u përpoq të vendoste një datë për fotosesionin e dytë, por nuk mori asnjëherë përgjigje nga Kendall dhe asnjë rimbursim të pagesës.

Revista si Reuters, E! News etj, thonë se nuk kanë patur mundësi të kontaktojnë me Kendall për të mësuar dhe “anën e saj të historisë”. Edhe agjentët e saj, The Society Model Management dhe kompania mëmë Elite World Group, nuk i janë përgjigjur deri tani kërkesave për koment.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu