LAJM I FUNDIT/ Burri qëllon me sëpatë gruan pas koke (Detaje)

0

Bashkëshorti qëllon me sëpatë gruan pas koke, ngjarja ka ndodhur në fshatin Breg Shkozë të Vorës.

Burri 72-vjeçar, Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 68 vjeçe.

Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

Njoftimi i Policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.

Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu