LAJM I FUNDIT/ Del pozitiv me COVID-19 punonjësi i Policisë së Elbasanit

0

Një punonjës i sallës operative në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Burime bëjnë me dije se është rreth 40 vjeç dhe me origjinë nga Përmeti.

Tënjëjtat burime shtuan se ai nuk është rezident në Elbasan, por me banim në Tiranë, çfarë presupozon se mund të jetë infektuar në kryeqytet

Menjëherë pas këtij rasti janë dezinfektuar ambientet e punës, ndërkohë që Shëndeti Publik po e heton rastin duke marrë kampionë edhe tek kolegët dhe tek të afërmit e tij.

Ende nuk ka një përgjigje të saktë Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit se si do të veprohet në rastin e këtij punonjësi policie, pra do të ketë ose jo vendosje të komisariatit në karantinë pasi rasti në fjalë është referuar si rast i kryeqytetit përderisa punonjësi i policisë është banues në Tiranë, por punonjës në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu