Përfshihen nga flakët ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës, zjarrfikëset në vendngjarje

0

DURRËS

Janë përfshirë nga flakët disa nga ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës.

Policia njofton, se zjarri ka nisur fillimisht në kabinën e shtetasit D. H., e më pas është përhapur me shpejtësi në kabinat e të tjera.

Nga zjarri, për fat të mirë, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu