KUKËS– Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit.
Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.
Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.
Infoweb Media sjell pamjet nga mjeti i djegur, i cili shihet se si është shkrumbuar totalisht.
Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.
Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.
Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit.
Ai u fut në garë, pasi socialistët nuk rikandiduan kryebashkiakun aktual Liman Morina.