E rëndë, humb jetën gjatë lindjes 30-vjeçarja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, ku ka humbur jetën një grua nga Mallakastra.

Burime bëjnë me dije për Infowebtv se gruaja 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes pasditen e të shtunës.

Familjarët e të resë hedhin pretendime në drejtim të stafit në spital, që sipas tyre kanë bërë mjekim të pakujdesshëm.

Burimet saktësojnë se kanë nisur hetimet tashmë për mjekët që e kanë ndjekur 30-vjeçaren, ndërkohë që gjendja e fëmijës që ajo ka lindur është e mirë.

Nuk dihet nëse e reja ka pasur një lindje natyrale apo me operacion, dhe as nëse ka pasur komplikacione të mëparshme.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu