Një trup i pajetë në gjendje të dekompozuar është zbuluar në lagjen ‘Çlirimi’ në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se personi i vdekur është gjetur në një banesë.
Mësohet se një grup i bashkisë së Elbasanit kanë hyrë me forcë në banesë, pas raportimeve të fqinjve të tjerë, për erën e rëndë.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale apo vrasje.





