LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Elbasanit jep masën për 3 mjekët që ‘ndihmuan’ Dumanin

0

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 3 mjekët që mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin.

Mësohet se për ndihmës mjekun Julian Malaj është vendosur masa ‘Detyrim Paraqitje’, ndërsa për mjekët Bledi Bërdallin dhe Ermal Gjeçin masën “Arrest shtëpie”.

Kujtojmë se këta 3 mjekë, mjekuan në banesë shtetasin Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur të martën në Elbasan, gjatë një shkëmbimi zjarri, me të shumëkërkuarin Talo Çela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu