LAJM I FUNDIT/ I vendoset lëndë plasëse lokalit të Noizy-t në Durrës

0

DURRËS- Shpërthim me tritol në lokalin e Rigels Rajkut, të njohur si Noizy. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të ditës së sotme në Durrës. Raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës. Shpërthimi vjen dy ditë pas sherrit masiv në të cilën ishte protagonist vetë reperi me Kleviol Ahmetin. Nuk dihet nëse personat përgjegjës për vendosjen e tritolit janë të njëjtë me ato të sherrit.

Çfarë ndodhi mes Noizy-t dhe Cllevios?

Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” ish anëtari i The Bloody Alboz (TBA) u përfshi në një sherr të dhunshëm me reperin Noizy me datë 6 Qershor. E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn. Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale. Pas kësaj, Cllevio i ka shkuar Noizyt në lokal ku është rrahur nga ai dhe shokët e grupit OTR.

Ditën tjetër, Cllevio Serbiano publikoi disa video, ku shihej me lot në sy, e ku bënte me dije se reperi e kishte lënë me pasoja shëndetësore. “Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjakut në kokë do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës.”, shkroi Cllevio.

Nuk kaloi shumë kohë dhe policia bëri arrestimin e Cllevios, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest me burg”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu