LAJM I FUNDIT/ Jepet dënimi për Adriatik Llalla, i konfiskohet dhe pasuria

0

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, si dhe i ka konfiskuar pasurinë e tij, ndërsa për 5 vite me radhë nuk do të ushtrojë funksione publike.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja e posaçme Daniela Shirka, e cila e vonoi verdiktin për rreth një orë nga parashikimi fillestar.

Llalla nuk preferoi që të bënte asnjë koment pas vendimit që ka dhënë GJKKO ndaj tij, ndërsa në sallë ka pllakosur heshtja, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë.

Sipas vendimit të dhënë nga GJKKO Llalla duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme në rast se ai do të mbetet në fuqi dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Llalla u mor i pandehur për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Sa i takon pasurive që do ti konfiskohen, sipas gjyqtares ato janë përfituar në mënyrë të dyshimtë, pasi janë blerë në çmim të ulët, dhe më pas u ka ndryshuar vlera në treg.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu