LAJM I FUNDIT/ KLP bën dy emërime të rëndësishme, kush u zgjodh në krye të prokurorisë (EMRAT)

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen që ka zhvilluar sot ka bërë dy emërimet të rëndësishme në krye të prokurorisë së Durrësit, dhe prokurinë e Apelit të Tiranës. Në krye të prokurorisë së Durrësit është vendosur Anita Jella, ndërkohë që në krye të prokurorisë së apelit në Tiranë është vendosur Genti Xholi.

Pjesë nga njoftimi i KLP-së për mbledhjen e sotme:

Në përfundim të procedurave për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Këshilli vendosi unanimisht të caktojë znj. Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe z. Genti Xholi në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë për një periudhë 3 (tre ) vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Sot, me emërimin e të dy drejtueseve, Këshilli vendosi të ndërpresë caktimet e përkohshme si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Deri tani, Këshilli ka arritur të emërojë në detyrë 4 (katër) Drejtues prokurorie; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu