Kujtohet SPAK-u: Të kthehet në burg kardiologu Edvin Prifti

0

SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që të kthehet në masën e arrestit me burg, mjeku kardiolog Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi dhënien e masës së sigurisë ”detyrim paraqitje” për Priftin, ndërkohë që mbeti në fuqi vendimi për pezullimin e tij nga detyra.

Edvin Prifti akuzohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash. Emri i tij u përmend nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Kjo e fundit bisedonte në telefon me një të afërmen e saj teksa përmendte emrin e kardiokirurgut Edvin Prifti që t’i jepte shumën prej 2 mijë eurosh për të për të operuar të ëmën pa radhë.

Vetë Prifti i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se paratë që i janë gjetur në banesë kanë qenë të ligjshme, dhe janë përfituar nga shitja e disa pronave nga bashkëshortja e tij.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu