LAJM I FUNDIT/ Monika Kryemadhi bën daljen e fortë nga selia, pranon gabimet me…

0

 

Kryemadhi:

Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, pasi ata janë të parët që duhen uruar. Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha në Shqipëri, dua të falenderoi 107 mijë votuesit që i dhanë votën LSI-së, dhe dua të falenderoj dhe 80 mijë votuesit e paligjshëm, ku 70% e tyre i përkasin LSI. Ky është një falenderim zemre, për të gjithë burrat dhe gratë që nuk pranuan të intimidohen. Makineria politike, mediatike dhe oligarkike ndaj LSI që nuk u tërhoq prej dy vitesh ndaj nesh, ku fatkeqësisht zbatuam një strategji që pati pasojat në këtë rezultat, patëm një strategji të gabuar, duke filluar që nga zgjedhja e mandateve, mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, dashje padashje i dhamë pushtet absolut Edi Ramës. Dua ti kërkoj falje presidentit, për qëndrimin që kemi pasur ne, gjë e cila solli fitoren e zgjedhjeve nga bandat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu