Lajm i fundit/ Plagoset me armë zjarri një efektiv policie në Shkodër

0

ë shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër, ndërsa mësohet se është plagosur një efektiv policie.

Mësohet se shenjestra e të shtënave ishte 30-vjeçari Gergj Ndershtiqaj, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe kunati i tij, 28 vjeç, Gjin Nika. Ky i fundit është student në Akademinë e Sigurisë. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Gjithashtu raportohet se të plagosurit janë vëllai dhe kunati i drejtorit të Transportit Rrugor në Shkodër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu