Fermerët në qytetin e Fierit kanë dalë ditën e sotme në një protestë për shkak të përmbytjeve që janë shkaktuar në zonë pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati. Protesta e tyre po zhvillohet në autostradën Levan ‐Tepelenë, ku shtrihen serat e fshatrave që tokat bujqësore i kanë të kthyera në sera me prodhim te luleshtrydhes.
Banorët kërkojnë dëmshpërblim pasi shprehen se nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të Njësisë Administrative, Frakull.
Në mesi e tyre ishte dhe një vogëlushe, e cila u soll në protestë nga prindërit e saj. Thirrja e vetme e saj ishte për kryeministrin Rama, që kur të blejë dhurata për Zahon, të mendojë dhe për fëmijët e tjerët që nuk kanë para.
“Xhaxhi Edi Rama kur të shkosh t’i blesh djalit tënd Zahos dhuratë për Vitin e Ri mendo edhe për të gjithë fëmijët dhe baballarët që nuk kanë lekë të blejnë dhurata”,- thotë vogëlushja.





