LAJM I FUNDIT/ Sekuestrohet 31 kg kokainë në Portin e Durrësit

0

DURRËS- Një sasi e konsiderueshme kokaine, 31 kilogramë, është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë pasdite. Mësohet se droga është gjetur në një konteiner me banane që vinte nga Ekuadori. Droga është zbuluar nga sakaneri dhe ishte fshehur në kapakët e frigoriferëve të konteinerit.

Nga Policia e Durrësit nuk ka ende një njoftim dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar nga operacioni në fjalë. Pritet që nga momentin në moment të zbardhen më shumë detaje.