LAJM I FUNDIT/ SHBA-ja bojkoton Lojërat Olimpike në Pekin

0

Ashtu si dhe u bë me dije më herët administrate e Biden ka njoftuar bojkotimin e Lojrave Olimpike Dimërore 2022 në Kinë.

Sipas këtij vendimi asnjë zyrtar i qeverisë amerikanë nuk do të marrë pjesë në këto lojëra.

Kjo masë e SHBA-së do të bëjë të mundur dërgimin e një mesazhi në Kinë për të drejtat e njeriut në skenën botërore, pa penguar pjesëmarrjen e atletëve amerikanë.

Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve, muajin e kaluar, se ai po mendonte një bojkot diplomatik, ndërsa ligjvënësit demokratë dhe republikanë, përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, mbrojtën një të tillë në protestë ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut nga Kina.