Shoqërohet në polici si organizator i pezullimit të punës së kontrollorëve

0

Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i cili u shoqërua për tu marrë në pyetje në lidhje me pezullimin e punës së kontrollorëve ajrorë ditën e djeshme, është lënë i lirë mëngjesin e sotëm.

Suloj u shoqrua në komisariat për të sqaruar pozicionin e tij dhe kontaktet e patura së fundmi me kontrollorët ajror të cilët pezulluan punën si pasojë e stresit të shkaktuar nga ulja e pagave.

Ditën e djeshme së bashku me ish-drejtorin e Aviacionit Civil u shoqëruan dhe 28 kontrollorë të tjerë, por që më pas shumica e tyre u lanë të lirë. Aktualisht në paraburgim qëndrojnë Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Kujtojmë se greva e kontrollorëve solli kolapsin e trafikut ajror në vend dhe mbyllljen e aeroportit të Rinasit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, autorizoi ditën e djeshme ministrin e Infrastrkturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, për zëvendësimin e kontrollorëve të trafikut ajror me punonjës të huaj.

Në ndihmë si gjithmonë kryeministrit Edi Rama i erdhi vëllai i tij turk, Erdogan i cili dërgoi me urgjencë punonjësit e kullës së vrojtimit. Qeveria zgjodhi të mbetet hermetike mbi procedurën e sigurimit të kontrollorëve, pagën e tyre apo përmbushjen e kritereve të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu