LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Klos, një i vrarë dhe disa të plagosur (Pamje nga vendngjarja)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën të mbuluar me batanije në trotuar.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktima paraprakisht raportohet se është rreth 17-vjeç, ndërsa dyshohet se dy të tjerë janë të plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie. INFOWeb/ MEDIA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu