LAJM I FUNDIT/ Vdekja e Bashkim Finos, qeveria shpall ditë zie kombëtare

0

Qeveria ka vendosur që ta shpallë 29 Marsin ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit,  ish-kryeministrit dhe ministrit, politikanit të njohur Bashkim Fino.

Në vendimin që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri do të ulet në gjysmë shtize.

Homazhet në nderim të Finos do të mbahen sot nga ora 12:00-16:00, ndërkohë që qeveria merr përsipër të gjitha shpenzimet për ceremoninë mortore.

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në një spital privat në Tiranë, pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid, ndërsa ishte infektuar rreth një muaj më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu