Dënohet me vendim të formës së prerë Nevaldo Hajdaraj, ish-efektivi i Policisë, që në Dhjetor të 2020-tës vrau të riun Klodian Rasha.
Apeli i Tiranës ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar Hajdarajn me 18 vite burg, nga 15 që kishte dhënë shkalla e parë.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet dënimi me 1/3, ku në final ish-efektivi do të vuajë 12 vite heqje lirie, nga 10 që parashikonte shkalla e parë.
Familjarët e tij kanë shprehur pakënaqësi, gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke kërkuar dënimin maksimal për ish-efektivin e Shqiponjave, i cili qëlloi pabesisht nga pas me armë Rashën.