Prokuroria kërkon 20 vite burg/ Përplasje në Gjykatën e Apelit për vendimin e Nevaldo Hajdarit, çfarë tha babai i Klodian Rashës?

0

Në seancën që u zhvillua ndaj Nevaldo Hajdarit, prokuroria kërkoi dënimin e tij ne maksimumin që parashikon vepra penale, me 20 vite burg. Më tej, prokuroria tha se nuk ka rrethana lehtësuese për ish efektivin, kjo për shkak të tentativave për të sjell një version i cili nuk qëndron, pra të rrezikut që i kanosej nga viktima Klodian Rasha.

Nga ana tjetër, avokati i Nevaldo Hajdarit tha se Gjykata e Apelit duhet të ndryshojë veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për tu mbrojtur, kjo pasi Ish efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën.

Qazim Rasha, babai i viktimës, i cili tha se: jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për tmë lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojra dhe një telenovelë që se beson asnjëri, ato nuk qendrojnë.

Në fund Gjykata e Apelit është trequr pë vendimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu