Lajm i keq për fansat e “La Casa De Papel”, çfarë ka ndodhur me “Profesorin”

0

Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” po pritet me padurim nga fansat e serialit të famshëm, që theu rekord shikueshmërie në mbarë botën. Mirëpo ndërkohë që të gjithë po presin të shikojnë ç’është përgatitur këtë herë, aktorët duket se po i japin lamtumirën serialit.

Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, përmes një videoje ka falenderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone.

Postimi i tij i ka prekur të gjithë fansat e serialit, por nga ana tjetër ka ngritur shumë pikëpyetje.

“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim.

Pas kësaj fansat kanë nisur të dyshojnë nëse kjo tregon se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit apo do të largohet vetëm Profesori. Në fakt ky do të jetë thjesht sezoni i fundit i serialit të famshëm, ndaj Profesori është përshëndetur për herë të fundit me të gjithë fansat.

Money Heist 5 do të jetë një sezon me dhjetë episode dhe do të lançohet në tremujorin e fundit të vitit 2021, siç konfirmohet së fundmi nga Netflix.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu