Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, është futur në banesën e babait të tij, ku ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar atë me jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. H., 40 vjeç, R. Xh., 26 vjeç dhe A. L., 54 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, dhe shtetasit A. L. dhe M. H. i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin shtetasit R. Xh., për motive të dobëta;
-Q. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 33 vjeç dhe Ç. K., 48 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. R., 40 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 24 vjeç, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin R. M., 58 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar një pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. M., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.