Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Si rezultat i monitorimit 24/7 të territorit të qarkut dhe i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 18 vjeç, pasi më datë 07.03.2026, rreth orës 23:45, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen “28 Nëntori”, në vendin e quajtur “Lulishtja 1 Maj”, iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. D., 19 vjeç, pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen “28 Nëntori”, iu gjet sasi lënde të dyshuar narkotike “Cannabis sativa”;

-u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. P., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen “Emin Matraxhiu”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për kontrollin dhe ka tentuar të largohet. Nga kontrolli iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike “Cannabis sativa”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Xh. S., 34 vjeç, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.