Lajme nga kronika në qarkun e Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin F. T., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi F. T. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. X., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer një 42-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një bashkëmoshatar të tij, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.