Korçë: Kryemadhi, garanton fitoren e 25 prill. Ja si i drejtohet qindra qytetarëve

0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim në Qarkun e Korçës me simpatizantët e kesaj force. Kryemadhi është pritur me flamuj të forcës që drejton.

Kryemadhi është takuar ditën e sotme me një numër mbështetësish në Libonik të Korçës.Në këtë takim nuk kanë munguar as puthjet e përqafimet, edhe pse nuk janë shumë të rekomandueshme në këto kohë. Kryetarja e LSI-së pritet me brohorima “Rama ik” dhe thirrjet për fitore.

Monika Kryemadhi:

” Fjala më e shtrenjtë për ne është Shqipëria, flamuri Shqipëtar. Falenderoj të gjithë ju motra , vëllezër, burra , gra për pjesëmarrjen e tuaj . Ju jam shumë mirënjohëse për pritjen tuaj, për angazhimin tuaj.Mirënjohëse për energjinë dhe forcën që i jepni Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne bashkë jemi një familje, dhe së bashku ne do ja dalim , së bashku ne do të fitojmë.”

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu