Lajmi fundit/ Një i vdekur dhe katër të plagosur nga përmbysja e kamionit me dru në Maliq

0

 

Një i vdekur dhe katër të plagosur nga përmbysja e kamionit me dru në Maliq

Aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar të njësisë administrative Lozhan. Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë nje 38 vjecar i cili dyshohet qe ka ndërruar jetë.

Dyshohet se viktime e aksidentit ka mbetur Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit. Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë ende në vendngjarje.

Mësohet se trupi është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qënë i shoqëruar me 4 persona të tjerë te cilet kane mbetur te plagosur.

Gjithashtu sipas të dhënave, ai eshte hedhur nga kamioni që po përmbysej, por ka gjetur vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu