Pas çunave të Londrës, ulet avioni i parë i pasagjerëve në aeroportin e Kukësit

0

Avioni i parë i pasagjerëve me pikënisje prej Zyrich-ut është ulur në aeroportin e Kukësit para pak çastesh. Bëhet me dije se kanë qenë 67 pasagjerë të cilët kanë mbërritur me kompaninë zvicerane “Helvetic Airëays”, kompania e parë që lidhi një kontratë me aeroportin e “Zayed Flatrat e Veriut”

Siç shuhet dhe nga tabela e mëposhtme një udhëtim Zyrih-Kukës, kushton duke filluar nga 99 franga zviceriane që me kursin e këmbimit llogaritet diku te 90 euro.

Ndërkohë që fluturimet e kthimit Kukës-Zyrich, do të nisin për herë të parë më datë 14 korrik, dhe çmimi fillon nga 49 franga zviceriane ose rreth 45 euro.

Kujtojmë se aeroporti i Kukësit u inagurua në fund të fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama me kryerjen e fluturimit Londër-Tiranë-Kukës, pasi aeroporti ishte ende i pa certifikuar ndërkombëtarisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu