LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përfundon në afërsi të banesave! Zhduket drejtuesi i automjetit

0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Mjeti është në pronësi të një personi me mbiemrin Ibraliu.

Por fillimisht ai është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.

Po vijojnë kërkimet për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu