Lajmi i fundit/ Elbasan, dështon operacioni për kapjen e Talo Çelës

0

Ka dështuar një tjetër operacion për Talo Çelën, i kërkuar për grabitjen e Rinasit.

Burime bënë me dije se sot FNSH ka “zbarkuar” në fshatin Karakullak të njësisë administrative Bradashesh, ku edhe ka rrethuar banesën e Talo Çelës.

Policia ka bërë kontroll në banesën e tij, por nuk ka mundur ta arrestojë. Sakaq të paktën deri më tani, 5 operacione të organizuara në kuadër të arrestimit të Talo Çelës kanë dështuar.

Çela është shpallur në kërkim si personi që modifikoi furgonin për grabitjen e Rinasit. Po ashtu, ai dyshohet se ka kryer krimin e dyfishtë të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në qytetin e Durrësit.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu