Ka ndërruar jetë sot gazetarja e njohur Rezarta Reci, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Prej vitesh, Reci ishte në luftë të vazhdueshme me sëmundjen, një betejë që e përballoi larg zhurmës publike, me dinjitet dhe forcë. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka sjellë trishtim në komunitetin mediatik dhe tek publiku që e ndoqi ndër vite.
Rezarta Reci ishte ideatore dhe moderatore e emisionit “Arratia e peshkut të kuq”, një format që për vite me radhë u dallua për qasjen ndryshe, reflektimin kritik dhe trajtimin e thelluar të temave sociale e njerëzore.
Kontributi i saj në gazetari mbetet i lidhur me zërin e lirë, mendimin kritik dhe guximin për të trajtuar tema që shpesh shmangeshin.





